Norvegjezët i nxjerrin foshnjat të flenë jashtë në të ftohtë

Norvegjezët i nxjerrin foshnjat të flenë jashtë…

Fëmijët janë shpesh ata që vuajnë më shumë nga moti i ftohtë. Trupat e tyre të vegjël nuk kanë krijuar imunitet, apo disa janë të vegjël për të lëvizur në mënyrë që t’i sigurojnë trupit energjinë e duhur për të qenë të ngrohtë.

Pavarësisht kësaj, prindërit nordikë duket se nuk vuajnë nga ndonjë pengesë e tillë. Në vend që të shqetësohen për shëndetin e fëmijës së tyre gjatë dimrit, ata preferojnë t’i lënë foshnjat e tyre në karroca jashtë në të ftohtë.

Sado absurde të duket kjo praktikë është e vërtetë dhe mjaft e popullarizuar në mesin e prindërve norvegjezë. Përdoruesi i TikTok, Olly Bowman, ndau një video të tij duke ecur nëpër rrugët e Norvegjisë kur ndeshet me një varg të mbushur me karroca për fëmijë jashtë, pa mbikëqyrje. Ai shpjegoi se kjo ishte një praktikë e zakonshme në mesin e norvegjezëve, ku ata i lënë foshnjat e tyre të mbuluara brenda karrocave të tyre, duke pushuar jashtë në natyrë.

Olly tregon se prindërit e praktikojnë këtë në mënyrë që foshnjat të mund të përshtaten me motin e ftohtë të rajonit, i cili mund të shkojë deri në minus 50 gradë celsius në dimrat më të ashpër. 

Epo, me sa duket lënia e fëmijëve jashtë nuk është një praktikë e re në vend, përkundrazi ka qenë një traditë e ndjekur që nga fillimi i shekullit të 20-të. Në fillim të shekullit, një epidemi tuberkulozi tronditi vendin. Më pas, në vitin 1926, Dr David Thorsteinsson botoi një libër pedagogjik që shpjegon përfitimet e jetës në natyrë dhe ajrit të pastër për të forcuar sistemin imunitar të foshnjave të vogla. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit