Norvegjia nuk pranon të hapë kufijtë, qytetarët nisin shenjat e “rebelimit”

Norvegjia nuk pranon të hapë kufijtë, qytetarët…

“Unë nuk mendoj se do ta shoh më të gjallë,” thotë Bettina Wintermark me ankth për nënën e saj që po vdes në Francë.

Vendi në të cilin ajo jeton, Norvegjia, ende kufizon udhëtimet jashtë vendit. E kjo, ndërsa trendi europian, edhe botëror gjithashtu, paçka rritjes së shkallës së infektimit, është drejt hapjes.

Shteti skandinav, i cili shumë shpejt e solli nën kontroll pandeminë e koronavirusit, po i reziston thirrjeve për të hequr ose të paktën të lehtësuar kufizimet e udhëtimit, duke e bërë atë ndoshta vendin më të mbyllur evropian për momentin.

Shumica e shtetasve të huaj janë të ndaluar të hyjnë në vend, Norvegjezët nuk janë të ndaluar të udhëtojnë, por një karantinë 10-ditore është e detyrueshme pas kthimit. Një regjim i tillë do të jetë në fuqi të paktën deri më 20 gusht.

Si rezultat, norvegjezët nuk do të thithin diellin në plazhet mesdhetare këtë verë. Kryeministri Erna Solberg ka anuluar gjithashtu një festë të planifikuar në Spanjë.

Për disa, kjo krijon probleme shumë më serioze. E tillë është situata me Wintermark që nuk mund të vizitojë nënën e saj 84-vjeçare të sëmurë rëndë në Bordo, Francë.

Trishtim dhe zhgënjim

“Ashtë një makth”, thotë floktarja 59-vjeçare.

“Nëse Norvegjia nuk do të kishte një masë kaq të rreptë, unë do të largohesha menjëherë.”

Bordo është vetëm një fluturim dy-orësh nga Oslo. “Por udhëtimet e shkurtra në Francë anulohen sepse nuk mund të kthehem në karantinë çdo herë”. tha Wintermark.

Për të njëjtën arsye, dasma e djalit të saj, e planifikuar për 20 korrik, gjithashtu në Bordo, është shtyrë deri në njoftimin e mëtejshëm.

Në Norvegji, një vend me afro 5.5 milion njerëz, vetëm 248 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Autoritetet atje nuk duan të rrezikojnë ri-importimin e virusit dhe hedhjen në erë të asaj çfarë është arritur deri më tani në luftën kundër pandemisë.

“Shumë njerëz janë të trishtuar dhe të irrituar”, pranon Ministrja e Drejtësisë Monica Maeland, koordinatorja e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë.

“Ne nuk po e bëjmë këtë për të mërzitur njerëzit, por për ta mbajtur situatën absolutisht nën kontroll,” tha ajo.

Në koncesionin e vetëm deri më tani, Norvegjia ka lejuar udhëtimin në Danimarkë, Finlandë dhe Islandë.

Ndërkohë, industria e turizmit ka kërkuar që kufizimet për Gjermaninë, nga e cila një çerek turistësh vijnë në Norvegji, të hiqen shpejt.

Shenjat e “rebelimit”

“Hapja e vendit do të ishte plani më i mirë për sektorin norvegjez të turizmit,” tha kreu i zyrës kombëtare të turizmit, Per-Arne Tuftin.

Norvegjezët ende nuk rekomandohen të udhëtojnë në Suedinë fqinje, e cila ka pasur një qasje më të butë për të luftuar pandeminë dhe ka ende një shkallë të lartë infeksioni. Eshtë një zhgënjim për 12,000 familjet norvegjeze që kanë vila në Suedi.

“Shumica janë në pyll ose në uj, të izoluara. Ju nuk shihni askënd dhe sigurisht që jeni më të sigurt se në Oslo,” thotë Einar Rudaa i cili themeloi një grup në Facebook që tani ka 6000 anëtarë, të pakënaqur me veprimet e qeverisë norvegjeze.

Një tjetër shenjë e “rebelimit” në popullatë, e cila njihet për respektimin e ligjit, është njoftimi i 5.4 përqind të norvegjezëve që, sipas një studimi, synojnë të shkelin masat e qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit