'Nostradamus' Braho nuk ndalet: Bardhi, Salianji rrezikonin të vriteshin pas shpine

‘Nostradamus’ Braho nuk ndalet: Bardhi, Salianji rrezikonin…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho nuk di të ndalet, teksa kohët e fundit tha se në listën për tu vrarë kanë qenë edhe sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deputeti Ervin Salianji dhe dy persona të tjerë në PD.

Braho:

Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit