Notat e Maturës Shtetërore/ QSHA publikon rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

Notat e Maturës Shtetërore/ QSHA publikon rezultatet…

Pas debateve dhe protestave të shumta me spunto “Turin”, për maturantët e Shqipërisë tani po fillojnë ethet e vërteta. Sot sapo kanë dalë rezultatet e para të provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.

Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar notat e provimit të parë të Maturës Shtetërore, që ishte ai i gjuhës së huaj. Notat janë publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së.

Maturantët në kushte pandemie arritën të realizonin të gjitha provimet, teksa kishin kontestime për atë të Gjuhë Letërsisë, tek i cili sipas tyre kishte disa pyetje pa logjikë dhe jashtë programit mësimor.

Tashmë ata janë në pritje të rezultateve që do të nisin të afishohen njëra pas tjetrës, si dhe do të publikohen online.

LINKU I NOTAVE TË PROVIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit