Nuk bënin dallim... pse i përdornin gjermanët edhe tanket ruse të kapura 'rob'

Nuk bënin dallim… pse i përdornin gjermanët…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos gjatë konfliktit në frontin e lindjes, ushtria e Vermahtit u përball me territore të pafundme që duheshin kontrolluar. Aq të pa mata ishin këto zona, sa që fronti nazist kundër Ushtrisë së Kuqe zgjatej në mijëra kilometra, dhe territoret që duheshin mbajtur nën kontroll kërkonin një numër shumë të lartë forcash dhe mjetesh.

Por ajo ç’ka ishte edhe më interesante dhe e bënte këtë konflikt shumë të komplikuar në të gjitha aspektet ushtarake, ishte fakti që gjermanët e Hitlerit nuk e kishin parashikuar dimrin rus dhe atë çfarë do t’u vinte nga ndryshimet e shumta të stinës.

Ishin pikërisht kushtet e ashpra klimatike ato që ndalën përparimin e ushtrisë gjermane në front, ua bënë më të vështirë punë mjeteve të tyre luftarake, por dhe shkaktuan prishjen ose daljen jashtë shërbimit të qindra të tjerave.

Për këtë arsye, reparte të specializuara të Vermahtit përgjatë Frontit Lindor, kishin për detyrë grumbullimin dhe përshtatjen sipas karakteristikave të tyre, të shumë mjeteve luftarake që ua kapnin armiqve (rusve).

Gjermanët përdornin pa përjashtim të gjitha mjetet e kapura ruse nga Ushtria e Kuqe, si automobila, karroca, topa dhe tanke, kjo edhe për shkak të shkatërrimit të shumë prej mjeteve të tyre luftarake në Frontin e Lindjes.

Por një arsye tjetër shumë e fortë e përdorimit të këtyre mjeteve, ishte edhe fakti se vjeshta me shira dhe baltë, si dhe dimri rus i acartë, bënin që autokolonat gjermane të furnizimit dhe prapavija, të mos arrinin në kohë të mbulonin të gjithë linjat e frontit.

Madje në shumë raste autokolonat furnizuese me pajime dhe municione nuk arrinin kurrë, pasi shkatërroheshin dhe grabiteshin rrugës. Kjo jo vetëm që detyrojë ushtrinë gjermane të grumbullonte dhe të luftonte me çfarë do lloj armatimi të gjetur, por në disa raste edhe të përshtaste fiks si prodhime gjermane, teknologjinë e kapur ruse.

Ndër armët e kapura rusëve që gjermanët përdornin më shumë, madje me efikasitet, por që edhe i kishin përshtatur sipas teknikës së tyre ishin tanket ruse T-35 ose topat anti-tank.

Kjo edhe për faktin se, kjo teknologji ruse armatimi sado “primitive” që mund të ishte para asaj gjermane për kohën, ishte e ndërtuar që t’i përshtatej majftë mirë kushteve të motit dhe relievit të vendit.

Në fotogalerinë e mëposhtme shihen efektivët e reparteve speciale të Vermahtit që adaptonin me teknologjinë dhe përshtatnin me simbolikat naziste tanket rus të kapur në fushëbetejë, T-35 dhe armë të tjera./gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”3″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit