Nuk bëri asnjë veprim të rrezikshëm, truproja tërheq me forcë fermerin që po i afrohej Ramës

Nuk bëri asnjë veprim të rrezikshëm, truproja…

Gjatë paradites së sotme, fermerët e Divjakës u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë, teksa edhe njëherë vunë në pah kërkesat që ata kanë për këtë sektor. Fermerët kërkuan subvencionim, ndërsa theksuan se fushat e tyre po shterren. Ndërkohë teksa kërkonin të drjetat e tyre, pak minuta më pas në Kuvend shkoi edhe Rama i cili kërkoi që disa prej tyre të dilnin si përfaqësues dhe të flisnin me të në Kuvend.

Por ajo që bëri përshtypje, që ndoshta nga shumë persona nuk është parë me vëmendje, ishte tërheqja me forcë e një fermeri që ishte aty pikërisht nga truprojat e kryeministrit Edi Rama. Sië shihet edhe nga video, rama afrohet dhe zgjedh fermerët që do të flasin për problematikat, ndërsa anash shihet një fermerë i cili shkon pranë ramës, por tërhiqet menjëherë nga truproja e kreut të qeverisë, ndonëse nuk po bënte asnjë veprim të dyshimtë që mund të rrezikonte sigurinë e Ramës,.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit