Nuk besonte në ekzistencën e Covid-19, influencuesi ndërron jetë nga koronavirusi në moshën 33-vjeçare

Nuk besonte në ekzistencën e Covid-19, influencuesi…

Modeli dhe influencuesi ukrainas, Dmitriy Stuzhuk, që nuk besonte në ekzistencën e Covid-19 ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare pasi u prek nga virusi. Dmitriy u sëmur gjatë një udhëtimi në Turqi dhe u shtrua në një spital të Ukrainës pasi u testua pozitiv.

Unë isha një nga ata që mendonte se Covid nuk ekziston, derisa u sëmura vetë. Covid-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Është serioze”, shkroi ai para pak ditësh, para se të ndërronte jetë.

Në rrjetet e tij sociale eksperti i fitness-it dhe influencuesi promovonte aktivitetin fizik e jetesën e shëndetëshme, por ai ndërroi jetë pas një komplikacioni në zemër për shkak të infektimit me koronavirus.

Stuzhuk nisi të shfaqte simptomat e para të Covid-19 kur ishte në Turqi, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Pasi u shtrua në një spital në Ukrainë, Dmitriy u ankua për gjendjen e rëndë, duke u shprehur se spitali ishte i mbushur plotë dhe se kishte njerëz që kuroheshin në korridor.

Influencuesi tregoi se ai kishte nevojë për një respirator, por pas 8 ditësh u largua nga spitali në të cilin ishte shtruar. Por, disa orë më vonë ai u dërgua sërish në spital pa ndjenja.

Vetëm kujtimet e bukura do të mbeten, tre fëmijët e bukur dhe një eksperiencë e mrekullueshme. Oh Zot, është e tmerrshme të mendosh se ai nuk është më me ne”, shkroi ish-bashkëshortja e Stuzhuk pasi ndau lajmin e hidhur në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit