Nuk dihet prej muajsh ku është, Ervis Martinaj merret i pandehur në mungesë

Nuk dihet prej muajsh ku është, Ervis…

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojrave të fatit i cili prej datës 8 gusht 2022, nuk ka asnjë të dhënë rreth misterit, nëse është gjallë apo ka vdekur, rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Laçit.

Çështja penale kundër tij është rregjistruar në gjykatën e Kurbinit për akuzën e “Kanosjes” kryer në bashkëpunim, pasi biznesmeni së bashku e Nikolin Nikën, dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një banor të zonës.

Megjithëse është e njëjta prokurori që po heton çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Martinaj, kjo gjë nuk i ka penguar prokurorët e Laçit, të marrin të pandehur biznesmenin për një çështje tjetër kriminale, të ndodhur në 2 tetor 2021 në Fushë-Kuqe.

Sipas dosjes hetimore pikërisht në këtë datë Ervis Martinaj së bashku me mikun e tij, Nikolin Nika, kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një 63-vjeçar të quajtur Nikoll Buna.

Denoncimi është bërë nga ky i fundit, por nuk ka dhënë shpjegim se pse është goditur dhe kanosur me jetë, nga Martinaj e miku i tij, Nikolin Nika.

Dyshimet policore flasin për një makinë të vjedhur në Fushë-Kuqe, dhe besohet se kjo ka qënë shkaku i këtij konflikti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit