Nuk dinte këngën, vritet në lokal nga 5 të rinjtë këngëtari turk

Nuk dinte këngën, vritet në lokal nga…

Një këngëtar në Turqi është vrarë për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkoi një grup shoqëror në një club nate në Turqi. Viktima është identifikuar si Onur Sener.

Fillimisht, sipas mediave turke, autorët që i kërkuan këngën Senerit, janë përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuar ngjarjen fatale.

Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent show-n e quajtur ‘O Ses Türkiye’, versioni turk i ‘The Voice’. Për rastin janë arrestuar pesë persona, tre prej tyre kanë mbetur në paraburgim për akuzën e vrasjes me dashje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit