“Nuk do na i bëjë lojtarët për spital”, befason trajneri i njohur i Leipzig: Ja si ta shmangim Gjasulën

“Nuk do na i bëjë lojtarët për…

Klaus Gjasula është duke vendosur rekorde në Bundesligë sa i përket ndëshkimeve me kartonë, ndërsa numëron 15 të tillë në 25 ndeshjet e zhvilluara. Me helmetën në kokë dhe shpirtin luftarak në fushën e lojës, për kundërshtarët është e vështirë që të gjejnë një digë të tillë përpara mbrojtjes.

Një reagim vërtet i veçantë ka ardhur për Gjasulën edhe nga trajneri i njohur në Bundesligë, Julian Nagelsman, që drejton Leipzig. Këta të fundit do të përballen ndaj Paderborn në ndeshjen e radhës dhe mesfushori shqiptar do të rikthehet nga pezullimi, pasi ndaj Dortmundit nuk luajti pikërisht për shkakun e kartonëve. Kur është pyetur nga gazetarët sa i përket Gjasulës, Nagelsman e ka marrë lojtarin shqiptar në mbrojtje, megjithëse kërkon nga të tijët që ta shmangin.

“Gjasula nuk bën ndërhyrje brutale. Nuk mendoj se shkon menjëherë për të ndërhyrë keq, ka edhe shumë faullë taktikë që ka bërë. Nuk jam i shqetësuar se do të na e bëj ndonjë lojtar për spital. Si ta zgjidhim? Të luajmë shpejt është një ide, sa më tepër që ta shmangim”, ka thënë Nagelsman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit