Nuk do ta besoni se cili futbollist i njohur është fëmija në FOTO

Nuk do ta besoni se cili futbollist…

Gareth Frank Bale ditën e djeshme festoi 32 vjetorin.

I lindur më 16 korrik 1989, Gareth është një nga futbollistët profesionist, që luan si anësor për klubin anglez Tottenham me hauzim nga Real Madrid.

Bale ka marrë lavdërime nga ekspertë të ndryshëm, të cilët e kanë përshkruar atë si një “futbollist me shpejtësi të jashtëzakonshme, aftësi krosimi të mirë, me një të majtë të saktë dhe cilësi fizike fantastike.

Bale e nisi karrierën e tij si profesionist te Southampton, duke luajtur si mbrojtës i majtë ku dhe fitoi reputacionin si një specialist i goditjeve të lira.

Ai u transferua te Tottenhami në vitin 2007 për 7 milion £.

Gjatë kohës së tij te Tottenhami, ndryshimet manaxheriale dhe taktike bënë që ai të transformohej në një lojtar më sulmues.

Në sezonin 2009–10, nën drejtimin e Harry Redknapp, Bale u bë një lojtar shumë i rëndësishëm i ekipit, duke fituar vëmëndje të madhe në UEFA Ligën e Kampioneve të sezonit 2010–11.

Në vitet 2011 dhe 2013 ai u emërua PFA Lojtar i Vitit i Lojtarëve, si dhe ishte pjesë e UEFA në Ekipin e Vitit.

Në vitin 2013, ai gjithashtu u shpall nga PFA Lojtari i Ri i Vitit, FWA Futbollisti i Vitit si dhe Lojtari i Sezonit i Premier Ligës.

Ai u nominua në PFA Ekipin e Vitit tre herë rresht nga viti 2011 e deri në vitin 2013.

Më 1 shtator 2013, Gareth Bale u transferua te Real Madridi për një shifër të pazbuluar.

Shtypi në atë kohë raportoi se vlera e transferimit ishte nga 91 milion € e deri në 100 milion €.

Në janar 2016, dokumentet në lidhje me transferimin u publikuan, duke treguar se shuma e transferimit ishte 100.8 milion €, duke thyer rekordin e vjetër 94 milion € të paguar nga Reali për Cristiano Ronaldon në vitin 2009.

Bale bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Uellsin në maj 2006, duke u bërë në atë kohë lojtari më i ri në histori që përfaqson vendin.

Që nga ajo kohë ai ka luajtur më shumë se 80 ndeshje dhe ka shënuar 33 gola, që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Uellsit.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në fushatën e suksesshme kualifikuese për Euro 2016, duke regjistruar shtatë gola; ai arriti ta përfaqsojë vendin e tij në finalet e turnamentit, duke arritur një gjysëm-finale historike, me Bale që shënoi tre gola.

Ai është shpallur Futbollisti Uellsian i Vitit plot gjashtë herë.

Në vitin 2016, ESPN e renditi Bale të dymbëdhjetin në listën e tyre të atletëve më të famshëm të botës.

Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit