“Nuk do të më tres dheu për vajzën e vogël”, flet shoqja e Verës

“Nuk do të më tres dheu për…

Vrasja e çiftit shqiptar Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri nga ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj tronditi opinionin publik.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe mikesha e Vera Myrtaj ku ka treguar gjithashtu edhe marrëdhënien e veçantë të saj me mikeshën. Ajo tha se Vera thonte që nuk do ta treste dheu vetëm për vajzën e vogël e cila ishte me aftësi të kufizuar.

“Ia prezantuan. Në atë kohë djemtë ishin jashtë shtetit dhe siç e thoshte të gjithë refugjatët vijnë për të gjetur nuse. Veroni në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese.

Punonte aq shumë, në Greqi ishin pa letra. Një herë me kanë treguar se ishte pa punë. Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje.

Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo.

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit.

Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej,- e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike.“tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit