“Nuk duam asgjë”, në Budva klientëve u presin faturën e çuditshme që u bë hit në internet

“Nuk duam asgjë”, në Budva klientëve u…

Një fotografi e një fature, e lëshuar në një plazh në Budva dhe që është publikuar në Facebook, ka tërhequr vëmendjen

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një faturë në të cilën shkruhet se klientët nuk dëshironin të porosisnin diçka për të pirë. “Nuk dua asgjë”, ishte shkruar si artikull dhe ata duhet të paguanin nga 0.50 euro, secili.

Fotografia e faturës është bërë hit në mediat sociale dhe ka shkaktuar shumë komente.

Madje, në komente, disa kanë shtruar pyetjen nëse së shpejti do të paguani edhe për frymëmarrjen e ajrit, ndërsa të tjerët pyesin “çfarë lloj njerëzish janë ulur në kafene dhe nuk duan të pinë asgjë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit