Nuk duan fëmijë autik në klasë, nxënësit e shkollës në Durrës bojkotojnë mësimin

Nuk duan fëmijë autik në klasë, nxënësit…

Prej disa ditësh nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” kanë braktisur mësimin.

Nxënësit dhe prindërit po protestojnë për largimin nga klasa të një fëmije autik.

Sipas tyre fëmija tregohet agresiv dhe i dhunshëm me nxënësit e tjerë. Ata shprehen se epidodet e dhunës kanë qenë të shumta që prej shkelmave, grushteve deri në prerje të flokëve.

Drejtori i shkollës Eduart Prenga thotë që kërkesa e tyre nuk është e bazuar në ligj, pasi sipas tij shkollat po shkojnë drejt gjithëpërfshirjes dhe jo ndarjes.

Më tej, ai shprehet se ndryshe klasat e tjera kjo klasë ka vetëm 20 nxënës për t’u dhënë mundësi mësuesesve që t’i dedikojnë më shumë kohë nxënësit autik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit