“Nuk duan t’ia dinë a jemi gjallë”/ Trajtohet me kimioterapi, protestuesi: Rama mua s’më ka dhënë një aspirinë

“Nuk duan t’ia dinë a jemi gjallë”/…

Një nga qytetarët që merr pjesë në çdo protestë të Bërxullës ka treguar se ai trajtohet me kimioterapi, por nuk do të dorëzohet derisa të gjejë zgjidhje për pronën. Sakaq, duke përmendur premtimin e kryeministrit Rama se do t’u japë 5 mijë lekë shpërblim pensionistëve, protestuesi tha sa qeveria nuk ka ndihmuar kurrë ata që janë të sëmurë dhe nuk përballojnë dot ilaçet.

Më tutje ai shtoi se, këtu nuk është vetëm problemi i pronës, por edhe rrugët, institucionet që nuk funksionojnë. I revoltuar ai tha se qeveria nuk do t’ia dijë nëse këta banorë janë gjallë apo jo, por i shqetëson edhe në këtë muaj Ramazani

Kemi 7 muaj që protestojmë për të drejtat tona, kthimi i sistemit bëri një Kushtetutë, ku e quajti shtet laik, pa shtet, pa fe. E gjithë bota betohet në ungjill, këtu nuk ka as Kur’an, por vetëm ateistë. Hipoteka është buka e gojës, të mbyll e të hap kasafortën, në të kundërt ngordh për bukë. Prej 3 vitesh sistemi i hipotekës është i djegur, të vijnë te ne të bëjnë të gjithë procedurat pastaj të vendosin projektin në zbatim.

Të gjithë tokat i kanë marrë pushtetarët, rrugën e kanë bërë për faqe të zezë, gjithë bota ka autostrada, këtu një rrugë nuk bëhet. Parat e tyre nuk janë, por të Europës. Del në televizion Rama pa pikë turpi dhe thotë do të jap 5 mijë lekë për pensionistët, po për ne pse nuk mendon, nuk na ka dhënë një aspirinë. A mendon kush nëse ne jetojmë a jo, kërkon te na marrë pronën. Kjo zonë është punëtore, jo me gjëra që nuk i shkon. Të gjithë këtu janë të lodhur, të gjithë duan të qetësohen dhe në këtë muaj Ramazani, të bëhet diçka për ne”, u shpreh ai.

Ndërsa të gjithë banorët vazhdojnë protestën edhe pse me probleme shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit