"Nuk e di ku ndodhen", gruaja: Ish-bashkëshorti më ka marrë fëmijën

“Nuk e di ku ndodhen”, gruaja: Ish-bashkëshorti…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhir në Fushë Kosovë. Një grua ka akuzuar ish-bashkëshortin se i ka marrë fëmijën.

Sipas saj, ai nuk e ka lajmëruar as për vendodhjen e tyre. Mbi ish-bashkëshortin rëndon akuza e ‘Marrjes së kundërligjshme të fëmijëve.

Noftimi i policisë:

“Rr.17 Shkurti, Fushë Kosovë, 04.11.2022-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit