Nuk e dini grupin tuaj të gjakut? Zbulojeni dhe mësoni si ndikon ai tek COVID-19...

Nuk e dini grupin tuaj të gjakut?…

Infektimi ose jo me koronavirus, por dhe ecuria e kësaj sëmundjeje në organizmin tuaj nëse infektoheni, ka lidhje edhe me grupin tuaj të gjakut.

Po, po! Këtë e thotë studimi më i fundit mbi ADN-në e gjakut të personave me COVID-19.

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar, për shkak të moshës.

Më pas asaj ju shtuan edhe faktet si, pirja e duhanit, apo sëmundjeve të caktuara.

Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.

Grupi i gjakut në fokus

Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me Corona.

Studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se, grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infeksionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra.

Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43% e popullsisë.

Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona.

Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Terapi dhe ilaçe

Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe.

Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.

Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malaria dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje.

Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme.

Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës.

/Burimi: DW/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit