Nuk e dinte se ishte akoma live në transmetim, gazetari i BBC ankohet për punën e tij

Nuk e dinte se ishte akoma live…

Dan Johnson, gazetar i televizionit BBC, po raportonte live me qëllim që të diskutonte me kolegun Sean Layne për situatën aktuale në Afganistan.

Ai po i përgjigjej pyetjeve të para, dhe befasisht pas një pyetje filloi të shikoj i habitur në kamera. Ai nuk e kishte dëgjuar kolegun kur e kishte pyetur diçka, duke menduar se është ndërprerë linja mes Londrës dhe Kandaharit.

E kjo duket se e nervozoi, kështu filloi të ankohet për punën e tij.

“Kjo punë… kjo punë, o burrë”, tha ai duke mos e ditur se nuk ishte shkëputur linja dhe se akoma ishte duke u transmetuar gjithçka live.

Në mënyrë demonstrative, ishte larguar nga kuadri i kamerës, kurse kolegu i tij Sean duke u munduar ta nxjerr nga situata e pakëndshme u tha shikuese se u ndërpre lidhja dhe se do të tentojnë sërish të lidhen – gjë që nuk ndodhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit