Nuk e frenon dot më pandeminë/ Gjermani, incidenca kalon pragun e rrezikshëm

Nuk e frenon dot më pandeminë/ Gjermani,…

Situata epidemiologjike në Gjermania po përshkallëzohet me ritme të shpejta, duke mbjellë shqetësim mes autoriteteve, sidomos pas të dhënave të fundit të institutit Robert Koch i cili njoftoi se incidenca e rasteve të reja kapërceu pragun e 100 për 100 mijë banorë gjatë 7 ditëve të fundit.

Një shifër e tillë është vendimtare për të përcaktuar mekanizmin e frenave të emeRgjencës sa i takon shtrëngimit të masave anticovid. Kufizimet në vend ishin liruar pak së fundi, por zyrtarët mund të vendosin ti rishikojnë me gjendjen e krijuar së fundi.

Brenda një dite, 13.733 raste të reja koronavirusi u raportuan në Gjermani. Një javë më parë, incidenca 7 ditore ishte vetëm 79, ndërsa në shkurt kishte rënë nën 60. Instituti Robert Koch, që merret me çështje të shëndetit publik në Gjermani deklaroi më herët se variantet që përhapen lehtësisht, mund ta shtyjnë vendin drejt një izolimi të ri.

Franca, Polonia dhe shtete tjera janë duke rikthyer masat kufizuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn evidentoi faktin që Europa ka mungesë vaksinash, e ato janë të domosdoshme për të zvogëluar numrin e të infektuarve. “Na duhet të jemi të sinqertë për situatën – në Europë nuk kemi mjaftueshëm vaksina për të ndalur valën e tretë vetëm përmes vaksinimit”, u shpreh më herët ai.

Rritja e numrit të të infektuarve në Gjermani thuhet të jetë nxitur nga shpërthimet e koronavirusit në mesin e të rinjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit