“Nuk e harroj fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes”, kërcënohet polici i burgut 313 që ndaloi arratisjen e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

“Nuk e harroj fytyrën tënde, mbaje mend…

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga arratisja e dështuar e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313, duke u ndalur kryesisht tek polici i cili bëri të mundur kapjen e tyre vetëm 3 hapa larg lirisë. Gazetarja shprehet se polici me emrin Myfti, u kthye menjëherë në punë pasi u godit me çengel në kokë nga dy të burgosurit të cilët i ndaloi të arratiseshin. Me kthimin e tij në punë sipas gazetares ka ardhur dhe kërcënimi i parë nga Fatmir Pjetri, i cili e ka kërcënuar duke i thënë: Nuk e harroj kurrë fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëjë ty dhe familjes tënde.

Shkrimi i plotë: Nje njeri qe e do Shqiperine ! 

Myfiti  e fshehu poshte kapeles se policit  plagen qe i la ne koke cengeli me te cilin e goditi nje i burgosur i ndezur nga furia per tu arratisur.

Pa buje, pa u lavderime, pa rrahje krahesh dhe pa duartrokitje , Myfiti  doli ne pune sikur te mos kishte ndodhur asgje. Te paret qe u shtangen ishin policet e tjere qe e pyeten “pse dole bej pushim” . Policet qe sollen te paraburgosur ne gjykaten  e Apelit tregojne me fraza qe ndryshojne nga njeri tek tjetri por qe kane te njejtin kuptim -skam gje, dola se kjo eshte detyra ime.

Mbas arratisjes se deshtuar , polici  durueshem ju pergjigj SHKKB, durueshem policise, prokurorise dhe mjekeve. Sidomos mjeket qe i qendruan mbi krye, i qepen plagen mbi koke dhe krahun qe  ai e ngriti lart instiktivisht per tu vetmbrojtur , mbasi  Fatmir Pjetri,  i burgosuri me 30 vite denim  ju hodh persiper duke e goditur  me cengelin e hekurt.

Ekspertet e mjekesise ligjore pohojne se polici shpetoi sepse jetegjati nuk behet jete shkurter, e megjithate pertej ketij interpretimi Myfiti qe pret te dale ne pension meriton nje duartrokitje, mbasi furia e nje te burgosuri ne arratisje e siper eshte nder me te rrezikshmet per jeten.

Disa policeve u shpetoi lehtesisht Dritan Dajti, disa te tjere ne Drenove u tulaten kur shtate te burgosur te rrezikshem dolen nga burgu ne menyre spektakolare, teksa nje tjeter kishte deshtuar te dilte nga tyneli i 313. Histori qe tregojne se si shume police perfunduan ne burg , mbasi u dyshuan si bashkepuntore dhe nuk arriten dot te provonin pafajesine

Myfiti parandaloi nje arratisje te nje trafikanti te denuar me 14 vite burgim  per mese 600 kilograme kokaine dhe nje grabitesi qe i maskuar edhe si Babagjysh,  rrenqethi nder vite e traumatizoi qytetare e biznesmene me sulmet  e aramatosura.

Veprimi i ketij polici nuk mund te kaloje ne heshtje dhe as me indiferentizem, ndonese ai beri vec detyren.

Ai meriton nje duartrokitje, sepse eshte mes te pakteve qe permes sakrifices sapo ka dhene deklarate dashurie per atdheun e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit