Nuk e justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gyqtarin Niko Rapi

Nuk e justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gyqtarin…

Pas procesit të rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Niko Rapin.

Pas analizimit të provave dhe fakteve për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, trupa gjykuese vendosi shkarkimin e gjyqtarit Rapi nga detyra, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit