Nuk e kishim parë në Shqipëri! Tirana e mposhti për titullin, por shikoni çfarë bën klubi i Kukësit

Nuk e kishim parë në Shqipëri! Tirana…

Kukësi ishte rivali më i afërt për Tiranën këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Gjithsesi, dy javë para mbylljes, ekipi verilindor u dorëzua, dhe pas humbjes me Vllazninë, Tirana u shpall matematikisht kampione.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga trajneri Shehi ishte në një garë të ethshme me Tiranën, në fund janë treguar “fair-play”.

Kuksianët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë uruar Tiranën për titullin e 25-të kampion.

“Kukësi uron klubin e Tiranës për titullin kampion të 25 të fituar këtë sezon, që përkon edhe me 100 vjetorin e klubit. Suksese në Kupat e Europës!”, shkruhet në postimin e Kukësit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit