“Nuk e lëmë vendin se duam, por jemi të detyruar”/ Papa Françesku mbështet rrugën e ligjshme të emigracionit

“Nuk e lëmë vendin se duam, por…

Emigrimi i paligjshëm e ka kthyer detin Mesdhe në një “varrezë”, kështu u shpreh Papa Françesku.

Ai zhvilloi këtë të shtunë me mijëra refugjatë dhe grupe bamirëse në ndihmë të tyre dhe në përpjekje për të mbështetur rrugë të ligjshme emigracioni drejt Europës, kjo si një alternativë ndaj trafikut të paligjshëm.

Gjithashtu Papa Françesku tha se korridoret humanitare që janë krijuar në Itali që nga viti 2016 kanë shpëtuar jetë dhe kanë ndihmuar emigrantët e rinj të ambientohen.

Korridoret humanitare nuk synojnë vetëm sjelljen e refugjatëve në Itali apo vende të tjera europiane duke i shpëtuar nga situata që paraqesin rrezik, pasiguri dhe pritje të pafundme, por ndihmojnë edhe në integrimin e tyre”, tha ai.

Familje nga Siria, Afganistani, Ruanda dhe Ukraina ishin në auditorin e Vatikanit për t’u takuar me Papën.

 “Sepse si refugjatë, ne nuk e lëmë vendin tonë sepse duam, por sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë”. Refugjatja afgane Nazani Shakvulla tha se gratë në vendin e saj po vuajnë. Atyre u ndalohet arsimimi dhe puna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit