“Nuk e mora vesh si plasi”/ Flet nga spitali i plagosuri nga shpërthimi i granatës

“Nuk e mora vesh si plasi”/ Flet…

45-vjeçari Olsi Elezi ka folur nga spitali për ngjarjen e ndodhur pak orë më parë në një fshat të Përrenjasit  ku plasi një granatë dhe u plagosën tre persona.

Pas incidentit të rëndë që ndodhi ai ka deklaruar se nuk e mori vesh se si plasi granata. dhe në ato moment kanë qenë duke punuar me bel.

Olsi Elezi u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi dhe së bashku më të ishin edhe tre persona të tjerë.

Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi.  Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi.

Mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar nē Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit