‘Nuk e njoh, kush është kjo?’, dikur miq, Çani nuk flet më me Bleonën?

‘Nuk e njoh, kush është kjo?’, dikur…

Arian Çani i ka habitur teleshikuesit që po ndiqnin “Zonë e lirë” mbrëmjen e djeshme.

Teksa të ftuar ishin Ermali e aktorët e serialit “H.O.T”, Ariani tregoi se Megi Pojani mungon në studio sepse ndodhet në Amerikë.

Këtu Ermali e korrigjoi dhe i tha se ajo është në Greqi.

“Jo, jo është Bleona ajo që jeton në Amerikë”, i tha Ermali.

“Kush është kjo?”, ia ktheu Çani dhe këmbënguli se nuk e njihte këngëtaren që disa herë e ka patur të ftuar në emision e ka bërë bujë me puthjen e famshme.

Biseda mes Ermalit dhe Çanit:

Ermali: Jo, jo është Bleona ajo që jeton në Amerikë

Çani: Kush është kjo?

Ermali: Bleona Qerreti

Çani: S’e njoh!

Ermali: Bleona Qerreti o plak, Los Angeles, shih si bën

Çani: Jo nuk e njoh vërtet

Ermali: Si nuk e njeh Bleona Qerretin

Çani: Jo unë Megi Pojanin njoh vetëm

Ermali: Ok…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit