‘Nuk e pagoi për punën’/ Rumuni vret pronarin në sy të vajzës 7-vjeçare

‘Nuk e pagoi për punën’/ Rumuni vret…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas rumun ka vrarë pronarin e fermës ku po punonte.

Nga raportimi i mediave vendase, ngjarja ndodhi në sy të vajzës 7-vjeçare të viktimës.

Sipas policisë, rumuni ishte marrë në punë nga 39-vjeçari grek dhe pranoi vrasjen në polici duke përmendur konfliktet financiare ndërsa pretendoi se ai kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj tij.

Fillimisht vrasësi i ishte prezantuar policisë si dëshmitar i ngjarjes duke thënë se pasi kishte dëgjuar të shtënat kishte dalë për të parë se çfarë po ndodhte. Historia që ai tregoi nuk e bindi policinë dhe pasi u mor për disa herë me radhë në pyetje më në fund rrëfeu vrasjen.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një tjetër rumun 31-vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 27-vjeçarit. Policia ka dyshime se ka qenë ai i cili ia ka dhënë armën me të cilën kreu krimin. Nikos Bitsakakis, fermeri grek, u përcoll në banesën e fundit këtë pasdite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit