"Nuk e vrara për gjakmarrje"/ Flet Habib Rexha: Arjani tha se do na shuante si familje

“Nuk e vrara për gjakmarrje”/ Flet Habib…

Sot janë zbuluar më shumë detaje nga dëshmia që Habib Rexha ka dhënë në komisariat. Ai ka deklaruar se nuk e vrau Arjan Gosën për hakmarrje, por pas ngjarjes së marsit viktima e kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë familjen. Rexha tha se ai veproi për t’i paraprirë hapave që do të ndërmerrte Arjani.

Unë jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari.

Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtëpisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar Rexha. Ndërsa shprehet se nuk është i penduar për çfarë ka bërë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit