Nuk është e aftë për punë, Blerinës i heqin KEMP-in pas 25-vitesh përfitim

Nuk është e aftë për punë, Blerinës…

Kjo që shikoni është Blerina Kapollari, një zonjë 40-vjeçare që jeton në Fier.

Blerina është një prej mijëra personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë, e cila bën pjesë në nivelin e parë të këtyre personave. Për 25 vite me radhë ajo ka marrë një mbështetje financiare mujore të njohur si KEMP, i cili i është ndërprerë këtë vit.

Ajo thotë se që në vogëli vuan nga një sëmundje e rëndë e cila i pamundëson aftësitë për të punuar. Sipas Blerinës, ajo çdo vit ka dorëzuar raportet mjekësore që parashikon ligji për të përfituar KEMP-in, por tashmë Drejtoria Rajonale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Fier ka vendosur që ta përjashtojë nga skema përfituese.

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë që e vogël dhe kam marrë KEMP prej 25 vitesh. Unë nuk punoj dot me këtë gjendje që jam. Tani më thotë që nuk përfitoj më fare. Shkova te komisioni mjekësor, por një doktoreshë nuk ishte fare ndërsa tjetra më priti me nerva. Nuk më dhanë informacion, më thanë nuk merremi ne më këtë punë, ik ankohu ku të duash. Unë lëviz me bastum, edhe ushqimin ma sjellin të tjerët. Mbështetjen në fillim e kisha 100 mijë, pastaj më bënë 77 mijë dhe tani ma hoqën fare,” tregon Blerina e tronditur.

Tashmë të vetmet të ardhura për familjen e saj janë 1100 mijë lekë në muaj të pensionit që merr bashkëshorti i saj Idrizi. Blerina kërkon që vendimi për heqjen e KEMP-it të saj të rishikohet, pasi ajo nuk ka asnjë mundësi fizike për të punuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit