Nuk është gay/ Burri vesh funde e taka dhe gruaja e tij e mbështet plotësisht

Nuk është gay/ Burri vesh funde e…

Një burrë heteroseksual ka treguar se veshjet e tij janë 50 për qind veshje femrash dhe gruaja e tij nuk shqetësohet aspak për këtë fakt. Madje ai ka treguar se i pëlqen ti veshë madje edhe në vendin e punës paraqitet me funde dhe taka. 

Mark Bryan, 63 vjeç, nga Dallas, SHBA, i cili punon si inxhinier thotë se ka veshur funde pesë vitet e fundit dhe se ka qenë gjithmonë i interesuar të eksplorojë me stilin e tij që kur ishte në kolegj. Tani ai vesh funde dhe taka femrash dhe thotë se e vetmja herë që nuk ka veshur taka është ‘në fushë futbolli’, raporton daily mail.

Bryan shprehet se nuk i sheh veshjet si diçka që përcaktojnë gjininë, pavarësisht se merr shikime nga të huajt kur del në publik.

Kam marrë pak reagim nga komuniteti LGBTQ+ dhe më kanë akuzuar se pse nuk qëndroj me ta. Por se si vishem nuk ka të bëjë me gjininë apo seksualitetin”, tha ai. 

Mark thotë se stili i tij u ndikua nga grupi muzikor i viteve ’70 Kiss, të cilët performonin me taka.

Grupi ishte me të vërtetë popullor dhe mua më pëlqeu pamja e tyre me taka. Kurrë nuk kam eksperimentuar me taka deri në universitet, por gjithmonë jam krenar për pamjen time. Unë vishja shumë këmisha me mëngë, por kam qenë i magjepsur nga stilettot dhe takat e larta. Unë i vishja në kolegj me të dashurën time në atë kohë, e cila gjithashtu i pëlqente takat. 

Kurrë nuk do t’i vishja ato në publik, kryesisht i vishnim kur ishim të dy dhe kërcenim nëpër shtëpi. Më kujtohet kur provova për herë të parë një palë taka në moshën 21-vjeçare dhe isha shumë rehat. Për mua, takat e larta japin iluzionin e vetëbesimit që duhet të gëzojë çdokush, pavarësisht nga gjinia dhe orientimi seksual. Unë i shoh rrobat si pa gjini dhe më pëlqen liria që marr nga të qenit në gjendje të vesh rroba për burra dhe gra”, tha Mark. 

Ai dhe gruaja e tij kanë qenë të martuar të lumtur për 11 vjet dhe banojnë në Crailsheim, Baden-Württemberg, Gjermani, me fëmijët e tyre. Ndërkohë Mark tha se është mbështetur nga gruaja e tij, e cila madje e ndihmon të zgjedhë veshjet gjatë pazareve. 

Fillimisht fillova të eksploroja me stilin tim kur bëja pazar me gruan time dhe ajo sugjeroi ‘pse të mos shikojmë fustanet dhe fundet?’ Në Qershor 2015, fillova të vishja taka të larta me kostume që nuk kishin pantallona por funde në zyrë. Kolegët e mi bënin shaka ‘një ditë Marku do të veshë një fustan’, por ata nuk e dinin që unë do të vishja në vitin 2018. Njerëzit janë aq të prapambetur në mendime sa thonë se disa veshje janë për meshkuj dhe të tjera për femra dhe kur e kalon atë kufi, atëherë je gay. Unë jam një burrë heteroseksual dhe mënyra se si vishem nuk ka të bëjë me seksualitetin. Më pëlqen të vesh atë që vesh”, tha ai. 

Ndërkohë gruaja e tij tha: “A e mbështes Markun? Po sigurisht. Unë mendoj se Mark do të dukej i mrekullueshëm në çdo gjë, por ai është burri im në fund të fundit. Ai vesh taka shumë më të larta se unë, por edhe këmbët e tij duken shumë më mirë.”  

Mark shprehet se markat si Christian Louboutin dhe Jimmy Choo janë të preferuarat dhe frymëzimi i stilit të tij është Carrie Bradshaw nga ekskluziviteti i hitit Sex And The City.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit