Nuk është më miliader, Kanye West e pëson keq

Nuk është më miliader, Kanye West e…

Kanye West nuk është më një milardier. Ai e humbi këtë status pasi kompania Adidas i dha fund marrëdhënies me reperin për komentet dhe qëndrimet e tij antisemite që kanë nxitur grupet e urrejtjes.

Marrëveshja me Adidas i gjeneroi Kanye West 1.5 miliardë dollarë në vlerë neto. Sipas Forbes, West do të kishte vetëm 400 milionë dollarë pa biznesin e tij Adidas.

Pas deklaratave të shumta kundër komunitetit hebre, Adidas e prishi marrëveshjen me Kanye West.

Adidas nuk toleron antisemitizmin ose ndonjë lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes,” tha kompania atletike në një deklaratë të martën pas serisë së komenteve antisemitike të West.

Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme dhe shkelin vlerat e diversitetit dhe përfshirjes, respektit reciprok dhe drejtësisë së kompanisë.”

Marrëdhënia mes Kanye West dhe Adidas filloi në vitin 2013, kur të dy lansuan markën Yeezy.Adidas nuk ishte marka e vetme që u largua nga marrëveshjet me West. GAP, Balenciaga dhe Vogue i dhanë fund lidhjes me të. West është gjithashtu i pezulluar nga rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit