“Nuk falet toka që është e ujitur me gjak”, studentët në Prishtinë protestë kundër Asociacionit

“Nuk falet toka që është e ujitur…

Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar këtë të mërkurë kundër një vendimi që po diskutohet nga politika. Të rinjtë e Prishtinës janë shprehur kundër miratimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta e të rinjve ka nisur nga oborri i Bibliotekës duke vijuar drejt ndërtesës së Qeverisë në Kosovë. Gjatë marrëshimit, me studentët janë janë bashkuar edhe shumë qytetarë të tjerë.

“Bashkë kundër Asociacionit”; “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”; “Zajdenica nuk kalon”; “Nuk falet toka që është e ujitur me gjak”, “Kosova nuk ishte kurrë e Serbisë” kanë qenë këto disa pankarta që studentët mbanin në duar.

Sipas tyre, përfshirja e komunave do të nxiste më shumë Serbinë të afrohej në Kosovë. Studentët kanë kërkuar që Kosova të ketë bashkim me Shqipërinë dhe asnjë negociatë tjetër që mund të cënojë lirinë e fituar me gjak.

Në këtë protestë, të rinjtë patën kritika edhe për mosnjohjen e diplomave të studentëve të Luginës, të cilët pasi përfundojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, nuk mund të punësohen në Serbi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit