Nuk festojnë ditëlindje, nuk dhurojnë gjak, s'venë ushtarë... Kush është sekti misterioz  “Dëshmitarët e Jehovait”

Nuk festojnë ditëlindje, nuk dhurojnë gjak, s’venë…

Edhe një herë në dy ditët e funit, në Shqipëri është kthyer në qendër të bisedave dhe lajmeve sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Shumë të përfolur dhe të polemizuar në mbarë botën, ky sekt u lidh këto dy ditë me ngjarjen e rëndë që i ndodhi familjes Josifi në Kombinat të Tiranës.

Pikërisht nëna dhe vajza të cilat ndërruan jetë në mënyrë krejt të çuditshme, janë përfolur se, kanë pasur lidhje me sektin e shumë diskutuar për format e tij të besimit.

Po cilët janë sekti fetar i “Dëshmitarëve të Jehovait”?

“Dëshmitarët e Jehovait” janë një sekt fetar por jo pjesë e krishtërimit.

Ai është themeluar në vitin 1870 me qendër në New York dhe kanë për bazë doktrinën, sipas të cilës vendosja e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë, është e vetmja zgjidhje për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet njerëzimi.

Ky sekt numëron sot rreth 8.6 milionë besimtarë, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë botën.

Ata predikojnë teorinë e pavdekshmërisë së njeriut dhe mos ndarjen e trupit me shpirtin.

Kjo gjë ka sjellë shumë debate në ato vende dhe rrethe shoqërore, që është predikuar nga ky sekt.

E veçanta e “Dëshmitarëve të Jehovait” është predikimi i këtij besimi derë më derë, duke shpërndarë literaturë që janë dy revista, “Kulla e rojës” dhe “Zgjohuni”.

Një veçanti tjetër është refuzimi i kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe transfuzioni i gjakut.

Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë Krishtlindjen dhe festat e tjera kristiane, nën moton se “janë pagane” dhe nuk kanë sens.

Ata nuk lejohet të festojnë ditëlindjet dhe nuk lejohen të vazhdojnë shkollën e lartë. Madje atyre nuk u lejohet as të votojnë.

Ajo që ka shkaktuar debate të ashpra nga përfaqësues të këtij sekti, është se, ata nuk pranojnë të nderojnë flamurin kombëtar, duke sjellë disa konflikte.

Pra ky sekt krijon një mur mes këtyre dëshmitarëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë, duke sjellë një hendek që në disa raste, është shoqëruar edhe me pasoja.

Ata e konsiderojnë veten si “të krishterë”, por nuk pranohen si të tillë nga asnjë prej Komuniteteve Fetare të Krishtera, apo edhe nga grupet e tjera të krishtera, që ekzistojnë në Shqipëri, Europë, SHBA dhe në mbarë botën.

Në Shqipëri janë 5500 “Dëshmitarë të Jehovait” prej 25 vitesh.

“Dëshmitarët e Jehovait” kryejnë kongresin e përvitshëm në Tiranë, të organizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në Shqipëri media ka raportuar se, disa ngjarje që kanë përfunduar me pasoja për jetën, kanë qenë pjesë e këtij sekti. Në disa shtete “Dëshmitarët e Jehovait” janë shpallur të jashtëligjshëm.

Vetëvrasjet

Ngjarja e djeshme nuk ishte rasti i vetëm në vendin tonë, ku humanët shkojnë drejt vetëflijimit për shkak të sektit të “Jehovait”.

Një prej rasteve të regjistruara në Shqipëri, është ai i regjistruar në nëntor të vitit 2003.

17-vjeçarja Marsela Binjaku, nga fshati Karbunarë, i rrethit të Lushnjës, u vetëvra me armë gjahu.

Para se të kryente aktin makabër ajo shkroi një letër lamtumire, ku tregonte arsyet se donte të shkonte e pastër dhe sa më shpejt afër Zotit.

Marsela Binjaku, vetëm disa muaj para vetëvrasjes, ishte shpallur “Dëshmitare e Jehovait”.

Ndërkohë, që ka pasur dhe shumë vetëvrasje të tjera, të cilat dyshohet se, kanë ardhur nga leximi i teksteve të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Kjo pasi, viktimat, kanë qenë praktikantë të tyre./Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…

Rrëfimi i ish-dëshmitares së Jehovait: Kur u largova nga ata rilinda

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit