Nuk gjen qetësi Turqia, regjistrohet tjetër tërmet 5.3 ballë

Nuk gjen qetësi Turqia, regjistrohet tjetër tërmet…

Toka duket se nuk po gjen qetësi në Turqi. Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak çaste më parë, duke rikthyer tmerrin dhe panikun tek qytetarët. Sipas informacioneve të emergjencave civile, tërmeti me magnitudë 5.3 righter, ka qenë në rajonin e Nigde. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.

Ndërkohë, bëhet me dije se numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Tërmetet e 6 shkurtit-prej 7.8 dhe 7.5 ballësh- kanë marrë jetën e 44 218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive. Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5 900.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit