Nuk gjeti nuse në fshatin e tij, serbi: Lumturinë e gjeta tek vajza nga Shkodra

Nuk gjeti nuse në fshatin e tij,…

Radomir Gjokoviq është një shtetas serb nga fshati Dobrace, i cili ndihet i lumtur me gruan e tij e cila është me origjinë nga Shqipëria, konkretisht Shkodra.

Në një intervistë për radio INA, Gjokoviç tregon se ndihet me fat që ka për grua një shqiptare, ndërsa shprehet se gëzimin më të madh e përjetoi kur dëgjoi pas gjysmë shekulli të qarën e një foshnje.

Serbi deklaron se ardhja në jetë e fëmijëve ishte momenti më i bukur për të dhe gruan e tij n ga Shkodra.

Radomir Gjokoviç:

Gratë tona nuk donin të vinin në fund të këtij fshati, kështu që unë udhëtova kilometra e kilometra në kërkim të gruas sime. Fati më buzëqeshi, sepse e pashë gruan time vetëm kur ajo u martua me mua, por martesa jonë pati sukses. Fillimi ishte shumë i vështirë, por dëshira për familje dhe fëmijë na bëri bashkë. Në shtëpinë time, djali im Stefani lindi pas pesëdhjetë vjetësh dhe ky është gëzimi më i madh. Edhe pse kushtet e jetesës nuk janë moderne, ne kemi gjithçka që kemi lënë mënjanë fillimisht për fëmijët dhe më pas për ne atë që ka mbetur.

Ndërkohë gruaja e Gjokoviç quhet Lina dhe i përket një besimi, kulture dhe kombi tjetër, por kjo nuk ka qenë pengesë për cciftin në fjalë. Lina e ka pranuar siç është Gjokoviç, teksa kur shkoi nuse në shtëpinë e tij, pranoi ortodoksinë dhe mësoi gjuhën serbe.

Lina:

Ka qenë më e vështira deri sa e mësova gjuhën, çdo gjë ka qenë më e lehtë që atëherë. Kjo është shtëpia ime tani, dhe fëmijët janë më të lumturit. Unë di të përgatis edhe ushqimin serb. Nga turshitë deri në përgatitjen e bukës. Është e rëndësishme që ne t’i çojmë fëmijët në rrugën e duhur.Gjërat materiale nuk janë njësi matëse, por njerëzimi. Kjo nuk mungon në shtëpinë tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit