“Nuk hyjmë në auditore në datën 17 tetor”! Sindikata e pedagogëve paralajmëron bojkotimin e mësimit

“Nuk hyjmë në auditore në datën 17…

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi në një dalje për mediat ka deklaruar se pedagogët nuk do të hyjnë në auditorë në datën 17 tetor.

Ai tha se qeveria ka edhe një javë kohë, që të mendojë se si do të veprohet.

Më tej, Kovaçi theksoi se duhet të plotësohen kërkesat e tyre dhe se vendimi final do të merret në datën 14 tetor, ku do të diskutohet në një forum.

 “E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive. Qeveria ka edhe një javë kohë, që të mendojë se si do të veprohet. Do të diskutojmë për hapat që duhen për të plotësuar kërkesat tona. Deri tani, mbetet në fuqi fakti që nuk do të hyjmë në auditore më datë 17 tetor.

Natyrisht, vendimi final do të merret në datën 14 tetor, ku do të diskutohet në një forum. Asnjë pedagog nuk e ka bojkotuar protestën, mund të ketë ndonjë rektor që ka bojkotuar”, shtoi kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit”-tha Kovaçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit