"Nuk i bëjmë dot ballë jetës vetëm"/ Shpopullimi i fshatit Visok në Mallakastër, të moshuarit: Fëmijët janë larguar

“Nuk i bëjmë dot ballë jetës vetëm”/…

Të rinjtë e fashatrave të Shqipërisë janë larguar duke çuar në shpopullimin e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në fshatin Visokë të Mallakastrës.

Në Visokë më parë kanë qenë rreth 500 familje ndërsa tani janë vetëm 200. Të moshuarit shprehen se ndihen të pafuqishëm për të punuar dhe për të mbjellë tokat pasi kostot janë rritur ndërsa fuqia e tyre është e pa mundur për ti bërë ballë të gjitha punëve.

Sipas tyre, kjo vjen nga mungesa e të rinjve dhe forcës punëtore. Ata shtojnë se fshati nuk feston as dasma dhe as kryen aktivitete me ikjen e të rinjve.

“Vitet e fundit nuk ka më të rinj në fshat. Kanë ngelur vetëm plaku me plakën në shtëpi, një pjesë e madhe e të rinjve ka ikur. Fëmijët i kam larg, edhe nipi i madh më ka ikur jasht shtetit. Janë pakësuar të ardhurat. Nuk kemi as ndihma nga qeveria.

Ullinj dhe vresht kemi që ushqehemi. Detyrimisht kjo i bën të rinjtë të ikin. Ngelin pleqt të vetmuar. Kemi dy tre bagëti dhe me këto merremi, nuk dalim në fshat nuk marrim vesh kush sëmuret. As dasmat spo bëhen si më para. Më para kishte aktivitete tani ska“, tha një banor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit