'S'i del një, do dy...'/ Miku i Ramës, shtesë pa leje vilës në Gjirin e Lalzit

‘S’i del një, do dy…’/ Miku i…

I njohur si beniamini i kryeministrit Edi Rama, por edhe nje prej njerëzve që ka gjeneruar më shumë fonde dhe para për qeverinë e Rilindjes në projekte të ndryshme, drejtori aktual i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci, duket se është një njeri i paprekshëm dhe fuqiplotë.

E themi këtë, pasi prej disa kohësh ai është duke bërë një supershtesë në vilën e tij bregdetare, në një resort të rëndësishëm në Gjirin e Lalzit, ku shtesa me gjasë paleje, jo vetëm kap përmasat e vilës ekzistuese, por ka “vrarë” edhe sytë e fqinjëve të tij.

Janë këta të fundit, njërëz jo me pak influencë, por që me sa duket janë shqetësuar dhe bezdisur nga zhurmat dhe betonizimi që Beci po i bën shtesës së vilës fillestare në resortin në Gjirin e Lalzit. Sipas fqinjëve të tij, që kanë nisur në adresën e “Gazetaatdheu.com” fotot e ndërhyrjes në projektin fillestar të vilës, shuma e kësaj të fundit ka vlerën e 300 mijë eurove.

“Shikoni se çfarë po bën miku i ngushtë i kryeministrit Rama… Një vilë të dytë shtesë në krah të asaj të parës që ka blerë mbi 300 mijë euro brenda resortit në Gjirin e Lalzit. Vila dy-katëshe me pishinë luksoze, tani po shtohet duke hedhur beton papushim”,- thanë lexuesit që derguan fotot në adresë të “Gazetaatdheu.com”.

Nga sa duket prej fotove, vila që pretendohet se është e drejtorit aktual të KESH-it, Benet Beci, ka marrë një zgjerim thuaj se sa ekzistuesja në njërin krah të sajin, dhe aty duket qartë hedhja e plintave të betonit për këtë strukturë.

Në këtë resort në Gjirin e Lalzit, ashtu si disa të tillë, jetojnë shumë personazhe VIP të politikës, mediave, biznesit etj., por duket se të gjitha banesat verore të tyre, kanë mbajtur uniformitetin e projektuar dhe realizuar nga ndërtuesi. Vetëm kreu i KESH-it, Beci, ka mundur që të realizojë një supershtesë, që sipas fqinjëve të tij që kanë sjellë fotot në adresë të “Gazetaatdheu.com”, shtesën “e ka kryer pa leje dhe në asnjë ditë asnjë inspektor i komunës, apo IKMT-së, nuk ka ardhur për ta parë a verifikuar”.

Ish-drejtori Ekzekutiv prej 13 vjetësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, Benet Beci, është emëruar prej pak kohësh nga kryeministri Rama, për të drejtuar një tjetër institucion strategjik, siç është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Pasuria e Benet Becit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk është i vetmi burim i të ardhurave të familjes Beci. Në vitin 2016 si person fizik dhe në 2017-ën, i ka dhënë emrin “Tirana Training Center” duke marrë aksionet nga një tjetër shtetas. Pra bashkëshortja e tij, ka themeluar qendrën “Tirana Training Center”. Një qendër gjuhësh të huaja ku shumica e stafit janë anglezë dhe amerikanë.

Vendndodhja e saj është rruga “Him Kolli”. Nga ajo që kemi zbuluar bie në sy fakti që, një pjesë e të huajve që punojnë aty, nuk disponojnë as leje pune, pra në “Tirana Training Center”, është kryer evazion fiskal, pasi nuk bëhet as deklarimi real i nxënësve.

Gjithashtu, nga të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe deklarimeve nga kontabilistët e zonjës Fitore, kemi mësuar se: Punojnë me 2 bilance për pagat, nuk kanë deklarim real të xhiros. Pra punojnë në të zezë dhe nëpërmjet deklarimit të rremë të xhiros janë fryrë bilancet e të ardhurave.

Një formë sipas specialistëve, për të pastruar para. Ndërkohë këtë vit situata është ndryshe.

Në “Tirana Training Center”, ku zonja Fitore është Drejtoreshë e Pergjithshme, vajza e çiftit Beci, mban pozicionin e ndihmës-menaxheres, ndërkohe që djali Edoni mban pozicionin e Administratorit të IT në bisnesin familjar. Edoni ka përfunduar shkollën në universitetin e Bakingamit në Angli, ku tarifat janë super të shtrenjta dhe nuk dihet nëse prindërit e tij arrijnë ta justifikojnë këtë pagesë shumë të kripur.

Pas një konkursi të realizuar në 30 tetor 2015, Edon Beci ka filluar punë në Autoritetin e Konkurrencës, si specialist në sektorin e Përafrimit të Legjislacionit dhe Procedurave.

Nga 3 konkurrentë për këtë pozicion, ka fituar pikërisht djali i Benetit dhe Fitore Becit.

Ndërkohë që dhjetëra të diplomuar shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit konkurrojnë për punë minimale në administrate, fati i shkëlqen djalit të Drejtorit të Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Dhe këtu hijet e dyshimit bëhen akoma më të mëdha, kjo pasi drejtori i KESH dhe mik i kryeministrit Rama, jeton mes luksit në një vilë me të gjitha komoditetet e nevojshme, por tani po dyfishon edhe vëllimin e vilës së tij në bregdet./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit