Erdogan i gjuan me shuplakë djalit të vogël pasi ky i fundit nuk i puthi dorën në shenjë respekti.
Incidenti ndodhi gjatë ceremonisë hapëse për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.
Presidenti turk, pas fjalimit, u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy vëllezër dolën në skenë para prindërve të tyre. Kur Erdogan u zgjati dorën fëmijëve që t’ia puthnin, djali i vogël ia nguli sytë për disa sekonda presidentit dhe ky i fundit e goditi me shuplakë. Më pas presidenti i Turqisë i dha para vëllait të madh, një gjest ky i përsëritur.
Shtrëngimi dhe puthja e dorës është traditë në Turqi, pasi është shenjë respekti për të moshuarin.