Nuk ishte ai shënjestra, detaje të reja nga plagosja e Shpëtim Skurës

Nuk ishte ai shënjestra, detaje të reja…

Policia ka publikuar sot detaje të reja për ngjarjen që ndodhu një ditë më parë në Librazhd, ku mbeti i vrarë Shpëtim Skura. I riu u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i njohur si person problematik në qytet. Por me sa duket Skura nuk ka qenë shënjestra e tij.

Bëhet me dije se Biçaku ka pasur një tjetër problem, që nuk kishte lidhje me Skurën. Në gjaknxehtësi e sipër Biçaku ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, i cili u kap rastësisht nga plumbat.

Sipas informacioneve Skura ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes.  Vetëm pak minuta më pas në ambientet ka mbërritur Biçaku me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital.

Informacionet e deritanishme tregojnë se ai është jashtë rrezikuar për jetën. Ndërkohë, që nga Policia e Librazhdit ende vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit