“Nuk ishte tërmet, u rrzu Fifi”| Irritohet këngëtarja: Ju kam lënë Zotin

“Nuk ishte tërmet, u rrzu Fifi”| Irritohet…

Fifi është një ndër personazhet më të komentuara, teksa njihet si një nga këngëtaret që me çdo këngë rrëmben zemrat e publikut. Kohët e fundit ajo po thyen rekord klikimesh me demon e saj e titulluar Diell, teksa pas një meme-je, këngëtarja është irrituar dhe ka shpërthyer në mallkime. “Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi”, ka shkruar dikush në rrjetet sociale një ditë më parë. Fifi e ka lexuar këtë dhe ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

Fifi:

Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit