Nuk iu bind 'bluve''dhe u largua me shpejtësi, 31-vjeçari përplas efektivin e policisë

Nuk iu bind ‘bluve”dhe u largua me…

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Librazhd, ku një shtetas në tentaiv e sipër për t’u larguar nga policia, aksidentoi punonjësin e bluve. Autori i aksidentit, 31-vjeç është arrestuar fill pas ngjarjes, teksa po lëizte me mjetin e tij tip “Audi”. Drejtusei i mjetit është i identifikuar si shtetasi Bledi Larti.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi Bledi Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit