Nuk iu bind urdhrit për t’u larguar, polici qëllon kalimtarin me grushta

Nuk iu bind urdhrit për t’u larguar,…

Nuk i ka dalë mirë veprimi një qytetari në SHBA, i cili nuk pranoi të mbante distancimin social kur ia kërkoi policia.

Ndërkohë që efektivët kishin arrestuar një person të dyshuar për vepra kriminale, duke e shtrirë në tokë për t’i vënë prangat, një tjetër person u afrua shumë për të parë se çfarë po ndodhte.

Polici i kërkoi të largohej, por qytetari nuk e zbatoi urdhrin duke detyruar policin të nxirrte pistoletën me elektricitet.

Megjithatë ai nuk e përdori pistoletën, por në vend të saj filloi ta godiste qytetarin e pabindur me grushta, ndërrsa më pas i vuri prangat dhe eshtriu në tokë.

Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe një grua e cila tentoi të ndalonte arrestimet, por nuk dihet se cila ishte lidhja e saj me të arrestuarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit