"Nuk janë të gjithë çunat zdromsa dhe çyrykë"

“Nuk janë të gjithë çunat zdromsa dhe…

Një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e JOQ duke ndarë një moment të bukur që ka ndodhur në rrugët e qytetit. Në pamje shihet një djalë që, pa hezituar, i lidh atleten një vajze, teksa ajo qëndron në këmbë duke e pritur me buzëqeshje.

“Përshëndetje JOQ, ja dhe një gjest i mirë, se ngelën duke na i cilësuar djemtë si zdromsa e çyrykër!”, shkruan qytetari që ka kapur këtë moment me telefonin e tij.

Ky veprim i thjeshtë, por i mbushur me respekt dhe kujdes, ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve në rrjete sociale. Në një kohë kur shpesh dëgjojmë lajme negative, shembujt e tillë na kujtojnë se mirësia ekziston ende në mesin tonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit