'Nuk jemi gati! Nuk nisim punën!'/ Transporti publik nuk nis aktivitetin pa u plotësuar kërkesat...

‘Nuk jemi gati! Nuk nisim punën!’/ Transporti…

Operatorët e shërbimit të transportit urban dhe interurban në vend, nuk janë ende gati që të nisin punën e tyre.

Sot paradite Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi rihapjen e transportit publik, por “Shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban” deklaroi nëpërmjet përfaqësuesve të saj se nuk do të nisin punë.

Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë parashtruar për autoritetet.

“Është e pamundur që të fillojë transporti, pasi nuk respektohet protokolli”,- është shprehur Enea Sulejmani.

Kreu i “Shoqatës së Transportit Ndërqytetas”, është shprehur se, MSH ka hequr masat kufizuese, ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se, janë në pritje të një vendimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Gjatë paradites së sotme ka pasur protesta të shumta në qytete të ndryshme të vendit, në lidhje me mos nisjen e transportit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit