“Nuk jemi takuar kurrë, kemi folur vetëm në internet”, studentja dhe 77-vjeçari planifikojnë dasmën

“Nuk jemi takuar kurrë, kemi folur vetëm…

Pak kush prej nesh mund ta ketë gjetur dashurinë e jetës në internet. Kështu ka ndodhur me një studente të re dhe një 77-vjeçar, të cilët po përjetojnë marrëzisht dashurinë e njëri-tjetrit. Nuk mbaron me kaq, pasi çifti po planifikojnë të martohen.

Studentja, emri i së cilës fshihet për të mbrojtur identitetin dhe David kanë qenë së bashku prej 18 muajsh dhe thonë se nuk janë vetëm të dashuruar, por edhe miq shumë të mirë. 77-vjeçari  është një producent muzikor që iu bashkua aplikacioneve të takimeve për të biseduar me njerëz të rinj.

Ata nuk kanë pasur mundësi të takohen personalisht David, ndodhet në Angli dhe studentja është 5000 milje larg në Myanmar, një zonë lufte ku udhëtimi është shumë i kufizuar.

Dyshja u njohën në një faqe takimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit