Nuk justifikoi dot blerjen e një apartamenti/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Lazër Sallaku

Nuk justifikoi dot blerjen e një apartamenti/…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku. Trupa gjykuese e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian kanë vendosur për shkarkimin e tij nga detyra si gjyqtar.

Sallaku nuk mundi të justifikonte gjendjen financiare për blerjen e një apartamenti për shkak të moskonsiderimit të një vlere prej 40 mijë eurosh që ish-bashkëshortja e kishte dhuratë nga nëna. Por, komisioni nuk e vlerësoi si bindës argumentin e tij, duke shtuar faktin se ai nuk mund ta vërtetonte këtë dhuratë.

Gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi bilancet negative kryesisht në blerjen e një apartamenti. Në kriterin profesional, Sallaku dha shpjegime për pushimin e çështjes së privatizimit të CEZ Shpërndarje, duke theksuar se vendimmarrja e tij ishte lënë në fuqi nga Apel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit