Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës

Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori…

Vettingu ka shkarkuar një tjetër prokuror të kryeqytetit. Bëhet fjalë për prokurorin e Tiranës Ardian Braho. KPK ka njoftuar këtë të hënë shkarkimin nga detyra të Brahos i cili mbante postin e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se Braho nuk justifikonte dot pasurinë e tij. Atij ju konstatua mungesë e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA.

Kujtojmë se në vitin 2016, Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho u denoncua nga emisioni “Stop”, pasi mori ryshfet nga një qytetar në këmbim të zgjidhjes së një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parashë prej 120 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit