Nuk ka datë për Konferencën e parë për Shqipërinë, Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi i Shkupit

Nuk ka datë për Konferencën e parë…

Mediat maqedonase shkruajnë ditën e sotme se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi i Shkupit, në këtë mënyrë duke penguar dhe daten për Konferencën e parë ndërqeveritare dhe për Shqipërinë.

Sicc ësht paralajmëruar deri më tani, vendimi për Tiranën dhe Shkupin zyrtar merret ne bllok, që do të thotë se ose do të jetë vendim pozitivi për të dyja ose negativ për të dyja.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka plotsuar kushtet për dhënien e datës se Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Madje Shqipëria ka arritur të bindë dhe vende skeptike si Holanda, Danimarka, etj.

Gjithsesi, vendimi pozitiv varet nga ecuaria e të dyja vendeve, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Mbi të gjitha vendimi varet nga bllokimi që po i bën Maqedonisë Bullgaria, e cila nuk pranon të japë dritën jeshile.

Ditën e sotme, Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të BE-së janë mbledhur në Bruksel, për të diskutuar vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi i Këshillit Europian pritet të merret ditën e sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit