Regjisori Bujar Kapexhiu ka bërë bujë së fundmi me një deklaratë që ka lëshuar gjatë një interviste.
Sipas tij, të shkruash humor duhet që të kesh një kapacitet dhe mençuri të madhe, të cilën e kanë vetëm burrat.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë. Femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve! A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, ato i sajojnë meshkujt. Ka barcaleta dhe për meshkujt, por dhe këto i sajojnë meshkujt pasi femrat nuk kanë kapacitet për të bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu.
Këto deklarata shkaktuan shumë komente në rrjetet sociale.