Nuk ka hapje kufijsh më 15 qershor, BE shuan shpresat e shqiptarëve…

Nuk ka hapje kufijsh më 15 qershor,…

Janë të shumtë ata shqiptarë që po presin me valixhet gati për t’u larguar nga atdheu sapo të hapen kufijtë me vendet e BE-së. Kjo edhe për shkak të qarkullimit të zërave se, nëse vendi do të mbyllet për herë të dytë në karantinë me detyrim, një krizë e madhe ekonomike do ta pllakosë, kjo shoqëruar me papunësi të thellë dhe një represion shteti policor.

Këtë gjë duket se e ka nuhatur edhe administrate e BE-së, e cila sërish pa kuptim ka vijuar të shtyjë datat për hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimorë, duke zbehur shpresat e shqiptarëve për largim sa më të shpejtë.

Të enjten, Brukseli përcaktoi planet për të rihapur plotësisht kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian më 15 qershor dhe të lejojë udhëtarët nga vendet e Ballkanit të hyjnë në union nga 1 korriku.

Rekomandimi për 27 vendet anëtare të BE-së vjen pasi kufizimet e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit janë lehtësuar dhe qeveritë kombëtare kërkojnë të rifillojnë turizmin në kohë për sezonin e pikut të verës.

Evropa ka shënuar pak më shumë se gjysmën e 415,000 jetëve të humbura nga COVID-19 dhe tani kontinenti po përpiqet të frenojë krizën ekonomike, nga frika e shkatërrimit të industrisë së turizmit.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i unionit, i cili po përpiqet të koordinojë lëvizjet, tha se ishte shumë herët për të braktisur plotësisht kufizimet për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së.

Ai bëri thirrje për një “qasje të përbashkët të koordinuar” dhe heqjen e kufizimeve nga 1 korriku për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë sepse “situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se ajo e BE-së”.

“Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, dhe për familjen dhe miqtë që do të lidhen përsëri”,- tha Ylva Johansson, transmeton Living.

“Ndërsa të gjithë ne do të duhet të qëndrojmë të kujdesshëm, ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vendet, gjendja shëndetësore e të cilëve është e ngjashme me atë të BE”.

Johansson kishte paralajmëruar javën e kaluar se jo të gjitha vendet kishin rënë dakord për kriteret e rihapjes së kufijve për udhëtarët nga pjesa tjetër e botës.

Vendet e varura nga turizmi, si Greqia, po bëjnë presion për një rihapje të shpejtë. Athina tashmë ka njoftuar se do të mirëpresë udhëtarët nga një listë vendesh përfshirë Australinë, Kinën dhe Korenë e Jugut nga 15 qershori./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit